Mashtrimi Moisi uni mori 250 mije euro nga tregtari

TIRAN - Nje tjeter supermashtrim me nje kontrate me vlere 400 mije euro i Moisi unit eshte zbuluar nga Policia ndersa nje biznesmen nga Peqini ka rene preh e mashtrimit duke humbur ne menyre te menjehershme 250 mije euro pagese e bere ne dore ndaj unit si garanci per kontraten. Zbulimi i mesiperm eshte kryer pak kohe pas arrestimit te tij nga Policia e Shtetit ne nje operacion te zhvilluar ne Tirane Korce e Berat ndersa aktiviteti i tij mashtrues ishte shtrire edhe ne Gjirokaster Vlore Elbasan e qytete te tjera te vendit.
A.S. nje biznesmen qe ushtron aktivitetin e tij ne fushen e inerteve ne Peqin eshte nje tjeter i mashtruar qe se fundmi ka denoncuar Moisi unin per vjedhjen nepermjet mashtrimit te nje vlere prej afersisht 250 mije euro ndersa me te ai kishte nenshkruar nje kontrate me vlere 400 mije euro per kryerjen e disa sherbimeve qe ai duhej te kryente per shoqaten e ketij te fundit e njohur me emrin Shoqata Kombetare Mediatike Komunitete.
Sipas burimeve te policise biznesmeni i mashtruar ka denoncuar kete fakt se paku rreth nje jave me pare ne Drejtorine e Policise se Elbasanit dhe me pas qe andej materialet dhe deklarime te marra prej tij nga hetuesit u referuan ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise e me pas ato u derguan ne Prokurorine e Beratit. Kjo e fundit po heton mashtrimet per te cilat eshte denoncuar Moisi uni. A.S. tregtar i njohur ne qytetin e Peqinit kater muajt e shkuar ishte takuar me Moisi unin me te cilin pas nje bisede te shkurter vendosi te bente biznes.
Edhe ne kete bisede menyra e Moisi unit e te komunikuarit me personin qe kishte perballe nuk ndryshonte shume nga ajo qe kishte me persona te tjere. Ne pak minuta bisede ai mundi te beje per vete biznesmenin e ndertimit A.S. duke e bindur ate qe te lidhnin nje kontrate vlera e se ciles kapte shifren e rreth 400 mije eurove. Por me pare biznesmeni duhej te paguante nje garanci per kontraten ne vleren e rreth 120 mije eurove dhe me pas do te niste puna. Kontrata kishte si objekt shperndarjen e gazetes se Moisi unit kryesisht ne Jug te vendit por edhe pune te tjera si mbulim te shpenzimeve te nevojshme transport printime etj.
Nderkohe qe ne fund te cdo muaji ne baze te bilanceve dhe volumit te punes se realizuar parashikohej qe Moisi uni te paguante tregtarin. Vec ketyre i arrestuari per mashtrim kishte kerkuar nepermjet kontrates edhe realizimin e puneve te tjera. Keshtu ndodhi e menjehere pas nenshkrimit te kontrates peqinasi nisi punen duke shperndare gazeten qe botonte Moisi uni e titulluar Komunitete.
Gazeta vijoi te botohej disa numra ndersa ne te punonin nje grup vajzash dhe djemsh te rinj shumica e te cileve gjithashtu mesohet se kishin rene preh e mashtrimit te unit. Por edhe pse kishin kaluar tre muaj nga nisja e realizimit te kontrates uni nuk kishte paguar asnje lek per volumin e punes e cila sipas pretendimeve te denoncuesit kapte nje vlere te konsiderueshme. Nderkaq bashke me shumen e garancise se kontrates dhe shpenzime te tjera vlera totale e mashtrimit sipas burimeve shkonte ne rreth 250 mije euro.
Te gjitha keto para tregtari u bind se nuk do ti merrte kur mesoi se partneri i tij i biznesit u arrestua nga policia me akuzen e mashtrimit. Ne kete kohe ai vendosi qe edhe vete te denonconte edhe mashtrimin ndaj tij.
Moisi uni mashtronte ne emer te USAID-it
Disa muaj me pare Moisi uni i arrestuar javen e kaluar nga Policia me akuzen e mashtrimit kishte krijuar nje fondacion me emrin Shoqata Mediatike Kombetare Komunitete. Ne kete fondacion ai ishte vete drejtor ekzekutiv ndersa ne rrethe te ndryshme ai kishte emeruar drejtore rajonale te shoqates persona te cilet rekrutonin njerez me pretendimin se do te punesoheshin ne shoqate. Vete uni iu thoshte njerezve dhe pretendonte se vepronte ne baze te nje projekti te financuar nga USAID-i dhe ambasada e SHBA-ve ne Tirane.
Policia arrestoi edhe drejtorin e deges se Beratit
Javen e kaluar gjate operacionit per arrestimin e Moisi unit policia arrestoi me urdher te prokurorise se Beratit edhe drejtorin e deges se shoqates ne kete qytet me akuzen e mashtrimit ne bashkepunim. Ramadan Baho 53 vjec banues ne Berat u arrestua nga policia me akuzen e vjedhjes dhe mashtrimit ne bashkepunim me Moisi unin. Sipas policise Baho eshte denoncuar se ka rekrutuar me pretendimin se do te punesonte ne Tirane dhe ne Berat ne gazeten Komunitete persona te ndryshem te cilet sipas policise kane paguar shuma te konsiderueshme parash.
Negocim me gjyqtaret dhe lirime nga burgu
Ndermjetesim per persona te ndryshem qe ndodheshin ne burg apo qe ishin te denuar per vepra te ndryshme penale si dhe ndermjetes me gjyqtare te ndryshem per persona te cilet ishin ne procese gjyqesore. Kjo ishte nje nga fushat e mashtrimit per te cilat ne menyre te here pas hershme Moisi uni takonte familjare te personave te ndryshem te denuar apo te arrestuar te cilet kerkonin qe te afermit e tyre te mbyllnin proceset dhe te mos kishin probleme me ligjin. Per persona te tille i arrestuari per mashtrim merrte mesatarisht nga 2- 3 mije euro.