E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Kemi gabuar për gripin e derrit

Deklarata Zyrtarët pranojnë se me deklaratat e tyre krijuan panik të kotë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar dje gabimet e saj për menaxhimin e gripit H1N1, që u konsiderua si pandemik, pra një epidemi e rëndë e përmasave masive. Një nga gabimet që ajo pranoi është edhe dështimi në komunikimin e plotë të situatës në lidhje me virusin. Një nga ekspertët e gripit të Organizatës tha se agjencia e OKB-së kishte ngjallur konfuzion për një virus, që në fund të fundit, nuk rezultoi aq vdekjeprurës dhe me pasoja të mëdha nga çfarë u tha. “Realiteti është se në një pandemik ka zakonisht shumë paqartësi. Mendoj se ne nuk mundëm që ta sqaronim gjithë këtë paqartësi dhe nga shumë persona, kjo u interpretua si një mungesë transparence në këtë proces”, vijoi zyrtari. Sipas shumë kritikëve të organizatës dhe mënyrës së menaxhimit prej saj të situatës, ajo ka krijuar panik të kotë në rastin gripit të derrit, duke shkaktuar reaksion zinxhir tek qeveritë e shumë vendeve, të cilat harxhuan shuma të mëdha parash për të blerë vaksinat e tyre. Ka të tjerë që e lidhin organizatën e OKB-së me gjigandë të industrisë farmaceutike, të cilat kanë pasur fitime shumë të mëdha nga shitja e ilaçeve dhe vaksinave kundër gripit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›