Ekspozohet princi i posalindur

Princi William ishte vetëm një baba i lumtur dje, si pasojë e lindjes së fëmijës së tij të parë. Ardhja e bebes, i lindur në St Mary’s Hospital ku Lady Diana lindi dy djemtë William dhe Harry u lajmërua direkt nga princi për babanë e tij Carlo dhe për gjyshen Elisabetta nëpërmjet telefonit, në vend që të priste ardhjen e një të dërguari nga Buckingham Palace, siç parashikohej në protokoll.
Mbretëresha u kthye nga Windsor, ku ndodhej, për të qenë më pranë nipit, ndërsa Carlo qëndroi në Yorkshire gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Lajmërimi zyrtar për lindjen e fëmijës u var jashtë Buckingham Palace por u shpërnda edhe në komunikatë për mediat.
Nuk është i ri fakti që William hyri në sallën e lindjes, pasi të njëjtën gjë kishte bërë babai i tij Carlo, në vitin 1982./Indeksonline/