E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shtron Iftar për Ramazanin

Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, kanë shtruar Iftar me rastin e muajit të Ramazanit.

Në fjalën e tij me këtë rast kryesocialisti tha se liria e besimit është në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë.

“Duhet të kultivojmë tek të gjithë dhe te më të vegjlit harmoninë fetare. Qeveria ka në dorë të bëjë më shumë në këtë drejtim dhe duhet të bëjë më shumë. Feja është një fjalë e lidhur ngushtësisht me harmoninë. E gjithë gjenerata jonë që lindi dhe u rrit pa kambana kishash dhe këngë minaresh do u jemi gjithnjë mirënjohës krerëve të botës fetare”, deklaroi Rama.

Ai e cilësoi këtë iftar si mundësinë për të konfirmuar edhe njëherë harmoninë fetare, duke treguar se shqiptarët janë fëmijët e të njëjtit Zot.

Në vijim ai uroi gjithë besimtarët që agjërojnë dhe gjithë besimtarët myslimanë, një muaj Ramazani të bekuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›