Gostivar, theren 3 të rinj gjatë një rrahjeje

Një rrahje e ashpër në qytetin e Gostivarit mbrëmë, ka përfunduar me tre persona të therur dhe një rëndë të lënduar në kokë.
Sipas njoftimit të MPB-së Tetovë, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 në rrugën "JNA".
Me këtë rast ishin konfrontuar fizikisht dy grupe të rinjësh, të moshës 19-24 v. Njëri grup kishte 6 veta, ndërsa tjetri më pak.
Në polici, për momentin, janë arrestuar tre veta nga grupi pesëanëtarësh. Policia edhe më tej po punon në zbardhjen e detajeve të rastit në fjalë./Indeksonline./