Ekstradimi i Rrapos Strasburgu shpeh shqetesim
Gjykata Europiane e te drejtave te njeriut i ka cuar nje leter Ministrise se Drejtesise ne vendin tone ku shpreh shqetesimin per ekstradimin e shtetasit Almir Rrapo ne fshehtesi per ne SHBA.
Ne letren e shkruar nga sekretari i kesaj gjykate Erik Friberg ka shprehur keqardhjen e thelle per vendimin e marre nga autoritet tuaja per ekstradimin e Almir Rrapos per ne SHBA ne mungese te plote te mos respektimit te mases se perkoshme te Gjykates te pershtatur me masen 39 te Parimeve te Gjykates.
Ne letren tone te meparshme te dates 18 nentor 2010 qeveria juaj eshte informuar se eshte vendosur per vazhdimin e zbatimit te kesaj mase te perkohshme megjithate kjo nuk eshte respektuar. Kryetari me ka ngarkuar gjithashtu qe ti kerkoj qeverise suaj qe te informoje gjykaten per rrethanat ne te cilat eshte kryer ekstradimi dhe arsyen pse rregulli 39 nuk eshte zbatuar thuhet ne letren e Friberg.
Shtetasi Almir Rrapo u ekstradua diten e djeshme nen fshehtesi te madhe dhe nen masa te rrepta sigurie per ne SHBA. Ai eshte i akuzuar per vrasje rrembime dhe shantazhe te tjera.