E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakesimi reshjeve ndalon perparimin e permbytjes

Nenshkodra Oboti dhe rruga e Dajcit mbeten nen uje. Ulen shkarkimet

Renia e ritmit te reshjeve ne Qarkun e Shkodres ka sjelle nje permiresim te lehte te situates se permbytjes ne zonen e Nenshkodres. Harta e permbytjes nuk ka njohur zgjerim ne zona te reja pervec atyre qe jane raportuar gjate dy diteve te fundit. Pavaresisht se permbytja nuk ka perfshire fshatra te tjere situata vazhdon te jete problematike ne fshatin Obot dhe ne rruget e Komunes Dajc si dhe ne fshatrat Darragjat dhe Shirgj te kesaj komune.

Konkretisht vazhdon te jete i zhytur ne rreth nje meter uje i gjithe fshati Obot ndersa rruga e ketij fshati eshte e pakalueshme. Pjesa ne koder e fshatit qe eshte rrethuar nga te gjitha anet me uje ngjason ende me nje ishull. E vetmja menyre komunikimi per banoret e Obotit jane serish varkat e lundrimit. Nga banoret raportohen banesa te permbytura dhe veshtiresi sidomos ne ushqimin per bagetite.

Nderkohe prezence uji qe e veshtireson se tepermi kalimin e automjeteve vazhdon te kete ne Komunen e Dajcit. Ne kete zone eshte teper e veshtire te kalohet me automjete te vogla. Ndersa ne fshatrat Shirgj dhe Daragjat disa banesa jane permbytur ndersa dhjetera te tjere kane prezence uji.

Sipas Shtabit te Emergjencave Civile ne Shkoder shkarkimet nga liqeni i hidrocentralit te Vaut te Dejes ne krahasim me dy dite me pare jane ulur pasi ne zonat malore kane nisur te bien reshje debore ndersa ne zonat fushore intensiteti i reshjeve eshte ulur. Kjo sipas Shtabit te Emergjencave Civile ka ndikuar ne permiresimin e lehte te situates hidrike dhe eshte tregues optimist se ne ditet ne vazhdim do kemi normalizim te situates.

Qarku i Shkodres do ta mbaje gjate ne mendje vitin 2010 gjate te cilit Nenshkodra eshte perfshire pese here nga permbytjet qe ne maksimumin e tyre mbuluan mbi 16 mije hektare toke.

Permbytja e pare e Nenshkodres ndodhi ne ditet e para te vitit dhe ishte me e madhja me 16300 ha toke te mbuluara nga uji. Permbytja e dyte ndodhi ne shkurt e treta ne prill e katerta ne tetor dhe e pesta eshte aktualisht aktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›