E Diel, 1 Nëntor 2026

Debora dhe rreshqitja e tokes bllokojne dy komuna ne Kukes

Probleme serioze vetem me 20 centimetra bore

Reshjet e shiut qe vazhdojne prej nje jave si dhe debora e 24 oreve te fundit kane krijuar nje situate te vertete dimri dhe izolimi ne disa fshatra te zonave te thella te Kukesit. Keshtu rruga Kukes-Shishtavec sipas raportimit te pushtetit vendor eshte bllokuar ne vendin e quajtur Orcikel 4 km larg nga Topojani per shkak te shembjes se skrapates dhe renies se nje masivi dheu ne trase.

Drejtoria e Rrugeve ne Kukes duke pohuar situaten e krijuar thote se ka derguar ne kete aks nje fadrome si dhe disa punetore per te bere te mundur largimin e inerteve dhe pastrimin e rruges per qarkullimin e mjeteve.

Disa udhetare qe kane arritur te zbresin ne Kukes dje paradite kane treguar se reshjet e shiut kane shkaktuar shembjen e skrapates jo vetem ne Orcikel por edhe ne Topojan ne Orgjost etj. duke e veshtiresuar tej mase udhetimin edhe per makinat fuoristrada.

Ne pika te ndryshme edhe kalimi i ketyre mjeteve behet vetem me ndihmen e fadromes se Entit te Rrugeve. Ne cdo udhetim duhet te kerkojme ndihmen e traktoreve keshtu nuk behet po na shkon udhetimi 3 ore ose me shume per nje distance prej vetem 30 kilometrash tha nje shofer qe zbriste nga Shishtaveci.

Shoferi tregon gjithashtu se ne Shishtavec dhe ne Novosej etj. fshatra qe ndodhen ne lartesine nga 900 deri ne 1300 metra mbi nivelin e detit ka rene nje trashesi debore deri ne 20 cm. Por levizja atje ne te shumten e rasteve kryhet me kafshe pune dhe ende nuk ka pasur situata emergjente. Ne fshatin tone makinat tani levizin shume rralle dhe vetem fuoristradat e furgonet duke perdorur zinxhire. Ndersa shumica e puneve dhe e transportit kryhet me kafshe pune tha shoferi nga Shishtaveci.

Debora ka krijuar problemet e para te stines se dimrit edhe ne Gryken e Cajes pjeserisht ne Zapod ne Bushtrice Kalis Arren etj. Drejtues te Komunes se Bushtrices tregojne se rruga automobilistike deri ne qender te komunes funksionon mjaft mire por jane krijuar probleme me rruget e disa fshatrave te thelle si dhe te zones ne kufi me rrethin e Dibres.

Ne lartesite rreth 1000 metra mbi nivelin e detit ka rene 15 deri ne 20 cm debore ku veshtiresite me te medha i perjeton sektori i blegtorise. Dhjetera familje qe mbareshtojne bagetite e imeta kryesisht dele ne keto zona kane kryer tashme udhetimin e pervitshem qe bejne drejt zonave fushore te vendit per dimerim sic quhet ndryshme shtegtimi i dhenve. Burime te komunes tregojne nga ana tjeter se kete vit ashtu si nje vit me pare edhe shtegtimi i bagetive ka qene mjaft problematik pasi shume nga zonat e fushes ku ata kane dimeruar me bageti jane permbytur ose rrezikohen te permbyten nga uji.

Nga ana tjeter fshatrat e komunave Gryke Caje Bushtrice dhe Kalis vuajne prej shume ditesh mungesen e energjise elektrike. Nje elektricist i zones i kontaktuar me telefon shpjegon se defektet e shumta qe ndodhin ne zonen e Peshkopise lene per shume dite pa drita krejt zonen e Kukesit perkatesisht komunat e permendura me siper. Jemi ankuar per neglizhencen e asistences per rrjetin e energjise se komunave tona por askush nuk na ndihmon ne kete drejtim tha ai duke shtuar se gati te gjitha familjet dhe njesite e zones e paguanin rregullisht energjine e konsumuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›