Zbardhen malet e Dibres nisin problemet
Gjithe rajoni i Dibres ne lartesi mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka gdhire i zbardhur nga debora dje. Te pakten dy komuna dhe dhjetera fshatra te vecante ne zona te thella malore te Qarkut te Dibres kane pasur veshtiresi ne levizjen e automjeteve per shkak te renies se debores. Keshtu burime nga zyra e emergjencave civile ne Prefekturen e Dibres bejne me dije per Shqip se ne dy komuna ate te Lures dhe Kalase se Dodes trashesia e debores ka shkuar nga 20 deri ne 25 centimetra dhe se reshjet e debores vazhdojne te bien. Madje mesohet se ka edhe fshatra te vecante si Ternova dhe Batra ne rrethin e Bulqizes ku trashesia e debores ka shkuar ne mbi 30 centimetra. Sipas prefektit te Dibres Xhafer Seiti zonat me te prekura nga reshjet e debores pervec komunave Lure dhe Kala e Dodes jane edhe komunat Selishte Trebisht Ostren Zerqan Xiber-Murrize etj. ku mjaft fshatra te tyre per shkak te debores e kane pasur te veshtire ne mos te pamundur per tu lidhur me qendrat e ketyre komunave.