Rrëshqitje, dëmtohet rruga e Liqenasit
KORCE- Udhëtimi drejt zonës turistike të Liqenasit në Korcë aktualisht është thuajse i pamundur. Rruga që të con drejt zonës është dëmtuar duke krijuar mjaft vështirësi për kalimin e automjeteve.
Një pjesë e rrugës Zemblak-Liqenas ka pësuar rrëshqitje dhe carje, cka përbën rrezik për cdo automjet që mund të kalojë aty. Aksi është dëmtuar në gjatësinë prej rreth 50 metrash dhe kalimi i mjeteve kryhet vetëm me një korsi.
Punimet për riparimin e rrugës ende nuk kanë nisur, për shkak të reshjeve të vazhdueshme, ndërsa Drejtoria Rajonale e rrugëve ka rrethuar të gjithë pjesën e dëmtuar për të shmangur qarkullimin.
(m.a/News24/BalkanWeb)