Ekstradohen 42 shqiptare te denuar 19 per vrasje
TIRANE - Jane 42 persona te ekstraduar nga vende te ndryshme drejt Shqiperise gjate 8 muajve te pare te vitit 2010. Shifra eshte bere e ditur nga burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme e Burgjeve qe ka derguar ne qeli personat e denuar. Sipas tyre numri me i madh i te ekstraduarve jane te denuar per vrasje por dhe per vjedhje trafikim shfrytezim prostitucioni rrembim personi etj. Qe prej janarit te vitit 2010 e deri me 7 shtator te po ketij viti 42 persona jane ekstraduar nga vende te ndryshme te huaja per ne shtetin tone. Keta persona jane shpallur ne kerkim nga Drejtesia shqiptare pasi u eshte dhene vendimi arrest me burg nga gjykata. Ne bashkepunim me Interpolin eshte bere i mundur arrestimi i tyre dhe dergimi ne vendin tone per te vuajtur denimin e dhene per vepren penale te kryer - thane burimet zyrtare te Burgjeve. Vepra penale dominuese e kryer eshte vrasje ku ne total jane ekstraduar 19 persona te denuar per kete krim. 12 persona te tjere te ekstraduar jane denuar 6 per vjedhje dhe 6 per shfrytezim prostitucioni. Shperndarja dhe prodhimi i lendeve narkotike klasifikohet e treta ne vepren penale te kryer per te cilen jane denuar 4 persona. Me pas renditet trafikim femrash dhe te miturish 3 persona plagosje 2 rrembim dhe marredhenie seksuale me dhune 1 dhe mashtrim me pasoja te renda 1 person. Gjate shtatorit do te ekstradohen edhe 2 persona te tjere nje i denuar per vrasje dhe nje tjeter i denuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.
15 Shtator 2010