Vritet me thika ne mes te nates 33-vjecari Qendro
SARANDE - Nje 33-vjecar ka gjetur vdekjen pas plageve te marra nga goditja me thike. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremje se dy diteve me pare ne Ksamil. Burime zyrtare nga policia thane se viktima eshte identifikuar si shtetasi Tonin Qendro. Sipas hetimeve te para ai eshte goditur me thike nga persona ende te panjohur. Ai eshte transportuar drejt spitalit por ka nderruar jete per shkak te plageve. Nuk ka asnje piste per ngjarjen dhe policia nuk deklaron te kete ndonje te dyshuar si autor te krimit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie qe kane nisur hetimet. Keta te fundit kane marre disa deshmi por nuk kane bere te mundur te marrin ndonje informacion te madh ne lidhje me autoret te cilet jane larguar ne drejtim te paditur. Policia tha se dyshon te nje person i cili nuk eshte gjetur. Ai mund te jete autori i krimit ose mund te kete te dhena qe do te bejne te mundur zbulimin e autoreve te vertete.
15 Shtator 2010