Ekstradohen dy të kërkuar për vrasje
Në Frankfurt të Gjermanisë, më datën 08.09.2009, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Joni Lamaj, 28-vjeç nga Tepelena. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një vendimin të vitit 2005, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Joni Lamaj, për kryerjen e veprës penale të ”Vrasjes me paramendim”. Më datë 21.02.2005 rreth orës 21:00”, në fshatin Dhërmi,Vlorë, shtetasi Joni Lamaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jani Gjikuria, duke i shkaktuar vdekjen.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. Ndërkohë nga Brukseli, me datën 09.09.2009, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Shaban Kokaj, 32-vjeç, lindur në Llugaj të Tropojës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me një vendim të vitit 1991 e ka dënuar shtetasin Kokaj, me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për motive të dobëta”.
Me datë 06.11.1990, pranë ndërmarrjes gjeologjike, në qytetin e Bajram Currit, rreth orës 14:00, shtetasi Shaban Kokaj në momentin që shtetasi Selamet Ndreu ka dalë nga ndërmarrja e ka sulmuar këtë të fundit me një thikë dhe një sopatë të vogël që kishte me vete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Si motiv për këtë ngjarje ka shërbyer një kontradiktë e mëparshme ndërmjet shtetasit Shaban Kokaj dhe vëllait të viktimës Isa Ndreu që në vitin 1984.