Ekstradohen dy të kërkuar për vrasje
TIRANË- Ekstradohen dy persona nga Durrësi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia. Elvis Avdisha, 27-vjeç, dheLedian Tira, 29-vjeç, janë dy të kërkuarit të cilët u ekstraduan ditën e djeshme. Avdisha u ekstradua nga Zyrihu i Zvicrës pasi Gjykata e Apelit Durrës, më datë 21 nëntor të viti 2005, e ka shpallur fajtor deklaruar fajtor për veprat penale të “vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, “plagosjes së lehtë” nga pakujdesia dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ngjarja për të cilën i ekstraduari Elvis Avdisha është deklaruar fajtor ka ndodhur me datë 28 gusht të vitit 2004 në qytetin e Durrësit, ku për motive të dobëta ai ka tentuar të vrasë shtetasin Erjon Troplini, duke plagosur dhe një kalimtar të rastit, shtetasin Romeo Bejto. Ndërkohë, i ekstraduari tjetër Ledian Tira ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 19 mars të vitit 1999, e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes” dhe “Vrasjes së mbetur në tentativë”. Ledian Tira, në bashkëpunim me Osman Tellalin më datën 14 prill të vitit 1998, rreth orës 24:00, pas një grindjeje banale me shtetasin Enver Kiptiu, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së këtij të fundit, ku si pasojë ka mbetur e vdekur shtetasja Shaje Kiptiu. Pas krimit i riu u largua duke i shpëtuar prangave të policisë e cila e shpalli në kërkim. Më datë 13 prill të këtij vitiu bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i 29-vjeçarit Ledian Tira. ---------------------------------Nishani bën paradën e sukseseve
Ministrii Brendshëm, Bujar Nishani, ditën e djeshme ka bërë një analizë 7- mujore të punës së dikasterit që ai drejton. Në deklaratën e tij ai theksoi se forca goditëse ndaj krimit dhe trafiqeve të paligjshme është dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa një rëndësi të veçantë i kushtoi çështjes së Lazaratit duke bërë të ditur se ky fshat nuk mund të konsiderohet si qendra e lëndëve narkotike. Ai theksoi se do të identifikohen zonat e lëndës narkotike me qëllim asgjësimin e tyre. Ndërkohë që kreu i Ministrisë së Brendshme bëri të ditur se gjatë shtatë muajve të këtij viti në total janë goditur 69 grupe kriminale, me 280 anëtarë të arrestuar. Nishani është ndaluar në punën e bërë nga sektorët e policisë duke shtuar se janë zhvilluar 20 operacione, nga të cilat 5 ndërkombëtare, me 224 persona të arrestuar, duke sekuestruar 47 kilogram heroinë, 813 gramë kokainë, 2.027 kilogram hashash, si dhe 80.950 rrënjë kanabis të asgjësuara. Ministri i Brendshëm e vlerësoi të suksesshme edhe luftën kundër trafiqeve të paligjshme, duke bërë të ditur se janë zhvilluar 22 operacione policore ose 4 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilat janë goditur 18 grupe kriminale me 115 të arrestuar, nga të cilët 21 janë shtetas të huaj. Sipas ministrit Nishani, seksioni kundër krimit financiar ka realizuar gjatë periudhës së mësipërme goditjen e 20 grupeve kriminale dhe arrestimin e 269 personave, ndërsa ai kundër korrupsionitevidentimin e 232 veprave penale dhe procedimin e 377 personave, ose tre herë më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu Nishani ka vlerësuar edhe punën e kryer nga sektori i krimeve të rënda që gjatë kësaj periudhë ka goditur 13 grupe të strukturuara kriminale si dhe zbardhjen e 215 procedimeve të vjetra penale, duke arritur zbulimin e 164 ngjarjeve të vjetra, nga 76 të tilla në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që sektori i kapjes së personave në kërkim ka çuar në qeli gjatë shtatë muajve të fundit 714 persona të shumëkërkuar, 65 prej të cilëve janë ekstraduar nga jashtë vendit.