I ndjejmë në lëkurë problemet me edukimin e fëmijëve
Jam prind, moshatar me shumë lexues të kësaj gazete. Shqetësimet që keni ngritur lidhur me sjelljen e adoleshentëve, i kam ndjere jo vetem si njeri qe ndjek problemet sociale, por edhe “në lëkurë”
Ne, eterit, vijme nga nje sistem tjeter si formim dhe maturim, u edukuam me norma,vlera dhe nje botekuptim tjeter. Por njeriu nuk eshte nje e dhene e pandryshueshme, ai evoluon, adaptohet me dyshimet, hap mendjen dhe orientohet ne kontekstet e reja. Por perseri hendeku mes prinderve te rritur ne nje sistem tjeter dhe bijve, te rritur ne liri, mbetet.
Femijet jane produkti yne d.m.th i familjes, edukates, koncepteve tona, por edhe i KOHES - shkolles, shoqerise, medias, “rruges”, grupit shoqeror etj. Rinia, adoleshentet, sot kane shume avantazhe (globalisht) por perballen edhe me rreziqe te reja siç thoni dhe ju(droga, alkooli, duhani, seksi, papunesia, pasiguria, krimi etj.) Kjo eshte shoqeria e hapur, ka dhe avantazhe por edhe kosto sociale.
Ajo qe vihet re eshte renia e interesimit per shkollen, librin, arsimimin solid, si parakusht per t’u integruar ne jete, per te qene te pavarur neser, per te qene zot te vetes.
Ketu deshiroj te ndalem pak. Koha qe jetojme ka ngritur ne piedestal PARANE dhe FITIMIN. Në një nga bisedat me fëmijët e mi, kur une u beja moral per nevojen e te mesuarit, me thone: Filani (nje fisi im) nuk ka shkollë siç thua ti, po a e shikon qe eshte miliarder, kurse ti nje rrogetar? Shikoni efektin e “modeleve” dhe TRYSNINE e KOHES!...
Ka nje deformim te skajshem te vlerave socile. Ne shoqerine tone, veçanerisht ne Tirane, perbindëshat e betonit dhe LAKMIA per fitim kane gllaberuar dhe ato siperfaqe /terren dhe godina ashtu mjerane, por qe me pak investim mund te beheshin vatra te edukimit dhe argetimit te adoleshenteve.
Ketu, ne kete pike, jam dakord qe shteti dhe institucionet pergjegjëse duhet te nderhyjne. Por kur flitet per problemet dhe rreziqet e rinise jo çdo gje varet nga nderhyrja e shtetit. Eshte dhe roli i madh i familjes, roli i shkolles dhe komunitetit. Familja eshte vete ne daren e ketyre problemeve (varferia, papunesia, emigracioni). Shkolla po ashtu vuan problemet e saj. Mesuesit nuk jane, fatkeqësisht, më EDUKATORË, (ca nga mungesa e MOTIVIMIT, ca nga fryma e komercializimit qe i ka perfshire dhe ata).
Lidhur me eksperiencat qe lexoj ketu nga komente te ndryshme, eksperienca te USA, Kanadase etj., nuk entuziazmohem shume sepse për t’i zbatuar ato praktika ketu në Shqipëri, ne duhet te kemi:
- ATE FAMILJE qe atje kujdeset per EDUKIMIN e femijeve dhe BASHKEPUNON ME SHKOLLEN,
- ATE SHKOLLE, qe ka burime, mjete dhe edukatore te perkushtuara,
- ATE KOMUNITET qe krijon mundesi ( pune sezonale, argetim, sporte, terrene etj, etj.)