Ne shohim një pjesë të Tiranës, por Tirana nuk eshte Shqiperia
Ata te cilet kane nisur ose do nisin nje shkolle te larte duke pare se si po sorollatem unë, “i diplomuari”, per nje pune, bëhen pesimistë! Shkojne deri aty sa thone: ç’e dua shkollen e larte, kur X person me 8 klasë, sot eshte shume më mirë ekonomikisht, kurse t’i studiove 5 vjet, mesove diçka, u mundove dhe ja ku je... rrugëve. Pra nje mesim i keq dhe per brezin e ri....
Une ndoshta e ka gabim, por nje gje eshte e sigurt: Shqiperia eshte e zhytur ne nje primitivitet antivlerash. Ne shohim Tiranen, por Tirana nuk eshte Shqiperia. Shqiperia eshte populli shqiptar prej 3 milione e me shume. Derisa une nukkam asnje te drejte ligjore dhe asnje mundesi te ngrej zerin si individ i thjeshte, Shqiperia mbetet nje vend i erret (sikur e quante shtypi europian ne rastin e Ledi Biankut), dhe nje vend ku masa, populli, eshte i diskriminuar.
Ne mund t’i flasim se ate duam per Italine dhe Greqine e me tej, por une jam i sigurt qe ne total me shume kujdesen keto shtete per shqiptaret atje, sesa shteti yne ketu per ne qe jemi brenda vendit.
Kryeministri thotë: Shqiperia ka bere progres, Shqiperia ka ecur, eshte e para ne bote per ritmin e perhapjes se internetit, eshte e kerkuar nga shume biznese te huaja per investime, eshte shume mire dhe s’ka probleme... Dhe une vazhdoj te kerkoj per nje pune...
Shpresoj shume ta botoni dhe ju falenderoj perzemersisht per mundesine qe i jepniatyre qe duan dhe e shprehin ketu mendimin e tyre. Jeni te vetmit qe jepni kete mundesi dhe ju dërgoj pergezimet me te sinqerta per kete. Pune te mbarë!