Ekstradohen nga Gjermania e Belgjika dy vrasësit
TIRANE - Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe të arrestuar në Gjermani e Belgjikë për llogari të drejtësisë shqiptarë u ekstraduar dje në Tiranë. Nga Frankfurti i Gjermanisë, është sjellë në pranga Joni Lamaj, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg, i shpallur në kërkim që nga viti 2005. Ndërsa nga Brukseli i Belgjikës është ekstraduar Shaban Kokaj, i dënuar me 18 vjet burg, i cili kishte gati dy dekada që ishte i shpallur në kërkim për vrasje. Gjykata e Vlorës, e ka dënuar 27-vjeçarin Joni Lamaj me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim". Lamaj akuzohet për një vrasje të ndodhur më 21 shkurt të vitit 2005, kur rreth orës 21:00, në Dhërmi të Vlorës, 27-vjeçari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri biznesmenin e ndërtimit Jani Gjikuri. Sipas vendimit të gjykatës, vrasja mund të jetë kryer nga Lamaj për llogari të një personi të tretë. Ndërsa Brukseli i Belgjikës, është ekstraduar Shaban Kokaj, i dënuar me 18 vjet burg në vitin 1991 për akuzën e "Vrasjes për motive të dobëta". Sipas burimeve nga policia 42-vjeçari nga fshati Llugaj i Tropojës është akuzohet për vrasjen e Selamet Ndreut më 6 nëntor të vitit 1990, pranë ndërmarrjes gjeologjike, në qytetin e Bajram Currit. Motiv i kësaj ngjarjeje ka qenë një kontradiktë e mëparshme ndërmjet autorit Shaban Kokaj dhe vëllait të viktimës Isa Ndreu që në vitin 1984.