E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet 23-vjeçari nga Athina

Zyra e Interpolit njoftoi sot se është ekstraduar shtetasi Nikolin Samara, 23-vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Korçë, vitin e shkuar ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim”. Shtetasi Samara, akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 08.03.2010, ka kryer vjedhje me dhunë në ambientet e një lokali në Korçë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datë 07.01.2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Samara. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-25 11:28
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›