E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 janari”, lihet i lirë gardisti i fundit

Kolegji Penal i kësaj gjykate la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit për gardianin Gazmend Ahmetaj.

Prokuroria kundërshtoi vendimin e Apelit duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit nuk e ka ndryshuar masën e marrë me lirim me kusht ndaj Ahmetajt. Kolegji Penal pyeti prokurorët e çështjes nëse kishin prova të reja për gardianin, por përgjigja e tyre ka qenë shkurt: “Jo!”.

Pas ngjarjes së 21 janarit ku mbetën 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, prokuroria nisi hetimet ku kërkoi arrestimin e 6 gardistëve, por megjithëse më vonë ata u arrestuan, gjykata i la të lirë për mungesë provash. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-25 13:53
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›