PE analizon sot zhvillimet politike ne Shqiperi
Komiteti për çështjet e jashtme në Parlamentin Europian do të diskutojë sot rreth zhvillimeve politike në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale të 8 majit.
Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në PE do të shqyrtojë raportin e delegacionit ad hoc që vizitoi vendin tonë nga data 6 deri në 9 maj, delegacion që u kryesua nga eurodeputeti Eduard Kukan, njëkohësisht edhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kukan theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin tonë, duke deklaruar se institucionet evropiane presin që këto zgjedhje të jenë të lira, të drejta dhe demokratike.