Shkodër, 2 mijë qytetarë firmosin peticionin e Aleancës Kuq e Zi
SHKODËR- Aleanca Kuq e ZI, në kuadër të nënshkrimit të peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është ndalur në qytetin e Shkodrës. Mbi 2 mijë qytetare i kanë firmosur peticionin përgjatë dy ditëve, ku të parët që kanë treguar interes kanë qënë studentët.
Sot nënshkrimit të peticionit i janë bashkuar edhe 11 lojtarët e ekipit të Vllaznisë. Gjatë tubimit përfaqësues të Alaeancës deklaruan se interesat e kombit qëndrojnë mbi gjithcka tjetër, ndaj nevojitet një përgjegjësi më e madhe nga ana e të gjithëve.
Sipas tyre me ane të kësaj nismë synohet t’i tregohet mbarë botës së vendi ynë dëshiron të mbetet një shtet unik, dhe se nuk duhet të lejohet që Athina Zyrtare të keqpërdorë vendin tonë, kur ky i fundit ndodhet në situata të vështira lëkundjeje.
Aleanca Kuq e Zi, prej ditësh ka nisur turin e saj në brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke ftuar qytetarët të nënshkruajnë peticionin që pritet t`i paraqitet parlamentit me kërkesën për ndryshimin e ligjit për gjendjen civile.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)