E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet 30-vjeçari, u dënua me 15 vite burg

Arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me një vendimin të vitit 2004, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”.

Shtetasi Kallmeti, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetasen R.B., me qëllim dërgimin e saj në Itali, për ta shfrytëzuar si prostitutë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 19.11.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. Tashmë, 30-vjeçari i është dorëzuar autoriteteve të burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›