Bulqizë/ Konflikt me armë për kromin,1 i plagosur

Shoferi i firmës koncensionare në minierën e Tërnovës mbeti i plagosur pas një konflikti me banorët e zonës. Një grup prej këtyre të fundit tentoi në mesditë të bllokonte punimet në galeritë e minierës me pretendimin se pronari nuk është i zonës. Pasi kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje ata kanë shkuar deri në përdorimin e armëve. Nga goditja me armë mësohet se ka mbetur i plagosur shoferi i firmës Zenel Grica 36 vjeç. I plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë ku po i nënshtrohet ndërhyrjes së mjekëve.