Muça çel iftarin e parë me kryeparlamentaren Topalli
Gjatë këtij iftari ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
“Vlerat e mëdha që mbart dhe përcon muaji i Ramazanit me faljet, lutjet dhe adhurimet po bëhen pjesë e pandarë e gjithsecilit që beson dhe vepron për një jetë më të emancipuar, me vizion më të shëndoshë për paqen dhe dashurinë, e cila duhet të mbretërojë për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe atë njerëzore”, është shprehur Muça.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit uroi Kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça dhe besimtarët myslimanë për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, si dhe për një agjërim të mbarë. “Këto janë ditë të faljes, të lutjes dhe solidaritetit. Ramazani është muaji i paqes, por është edhe kohë reflektimi për të gjithë,” tha zonja Topalli.Kryetarja e Kuvendit uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.