E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biometriket edhe per shqiptaret ne Itali

Ministri i Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ka deklaruar gjate vizites se tij ne Rome se emigrantet shqiptare te ndodhur ne Itali do te munden se shpejti te aplikojne per pasaportat biometrike shqiptare pa qene te pranishem ne Shqiperi.



Kjo do te behet e mundur pas studimeve dhe pergatitjes se kushteve teknike qe duhen vendosur per te bere te mundshme aplikimin direkt nga keto qendra.

Shume shpejt ceshtje javesh ne do te fillojme veprimin konkret te marrjes se aplikimeve per pasaporta biometrike per qytetaret shqiptare qe jetojne ne Itali tha zoti Haxhinasto ne nje interviste per BBC-ne pas nje takimi me nje grup emigrantesh shqiptare.

Megjithate Haxhinasto ka shtuar se kjo varet edhe nga institucionet e tjera te cilat duhet te bashkepunojne per te arritur kete gje. Kjo gje pritet edhe nga emigrantet shqiptare te ndodhur ne shtete te tjera dhe vecanerisht nga ata ne Greqi.

Gjate vizites ne Rome ministri shqiptar ka diskutuar me nje grup emigrantesh shqiptare per ceshtje qe i shqetesojne ata si e drejta faktike e votes apo e drejta e pensionit te shqiptareve emigrante qe kane punuar edhe ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›