E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Drejtësia palë me xhahilët e bllokut

Deputeti Gent Strazimiri u shpreh sot se edhe pas 20 vjetësh, drejtësia në vend nuk funksionon siç duhet, duke mos dënuar krimin e bllokmenëve.

“Sot, 20 e ca vjet më pas, krismat në mes të Tiranës, në afërsi të ish-Bllokut i dëgjuam të gjithë! I dëgjoi edhe Policia e Shtetit e cila kreu detyrën sipas ligjit! E keqja është se në krye të 24 orëve, “Drejtësia” na ktheu të gjithëve të njëjtën përgjigje të vjetër: “Krisma nuk ka pasur, por edhe nëse ka pasur ato kanë qenë diku larg…”, ç’ka të kujton të njëjtën arrogancë, prepotencë në emër të fëlliqësisë, perversitetit, krimit, të sundimit të xhahilëve të Bllokut!”, theksoi ai gjatë një komunikimi me mediat.

Ai shtoi se pas kësaj, askush nuk mund të heshtë. “Ligji duhet të funksionojë njësoj për të gjithë, edhe për djalin e Artës, edhe për djalin e Hamitit, edhe për djalin e secilit prej xhahilëve që ende sot rendojnë mbi te sotmen e te ardhmen tone, si për djemtë e secilit prej prindërve shqiptarë që kanë fatin e keq të përballen me ligjin në të njëjtat rrethana. Sot pas 20 e ca vjetësh, drejtësia shqiptare nuk mund të sillet si në kohen e Tao-Taove”, përfundoi deputeti i maxhorancës. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-11 14:19
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›