E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të ardhmen e Shqipërisë nuk e merr dot peng askush

TIRANË- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi sot një takim festiv me të rinjtë e të gjithë Qarkut të Fierit, i organizuar në qytetin e Lushnjes.

Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, Meta u shpreh se ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët pasi është viti i 100-vjetorit të pavarësisë dhe të themelimit të shtetit.

"Ne duam të forcojmë vlerat e një shteti evropian, vlerat e shtetit të së drejtës, vlerat e lirisë dhe dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend, sepse ne duam që Shqipërinë t’ia japim qytetarëve, t’ia japim rinisë së saj. Ju jeni garancia më e mirë për këtë sukses dhe për këtë triumf të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 majit në të gjithë Shqipërinë. Sepse ky është një vend që ka të ardhme dhe të ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush", tha Meta.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›