PS përshkallëzon protestën. Përplasje me policinë në Korcë. Majko: U goditën 3 deputetë
Bllokimi i rruges nacionale Korce -Pogradec ka sjelle kete pasdite perplasjen mes protestuesve socialiste dhe forcave te policise. Deputeti i Korces Pandeli Majko deklaroi per “Alsat” se uniformat blu kane perdorur dhune ndaj tre deputeteve te ketij qarku, por ne menyre te vecante ndaj grave protestuese. Majko tha se tubimi po zhvillohej me leje nga drejtuesit lokale dhe se nuk kishte asnje aryse qe policia te nderhynte duke e bere protesten e Korces shembull, ndryshe nga te gjitha manifestimet qe po zhvillohen ne mbare vendin.
“Keto ishin mitingje për të cilat ne e kishim lajmëruar policinë. Janë gjëra tq cilat kanë ndodhur në pothuajse të gjitha qarqet e Shqipërisë. Ajo që bëri dallimin sot është se policia u soll jashtë cdo lloj konteksti ligjor për të ashtuquajturin ndalim të mitingut të paligjshëm. U goditën gra, u goditën njerëz. Nuk po them se u keqtrajtuan edhe 3 deputetë të parlamentit shqiptar që ishin atje. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se qarku i Korcës përgjithësisht është dalluar për një trajtim tepër të qetë të mitingjeve të kësaj natyre. Në një kohë që në Shkodër mitingu është zhvilluar krejtësisht i qetë, në një kohë që në Gjirokastër mitingu është zhvilluar krejtësisht i qetë, po kështu dhe në qarqe të tjera sot dikush dëshironte të bënte një eksperiment me Korcen. E bëri, mesazhi u mor. Përdorën shkopat e gomës dhe një lloj substance që bllokonte shikimin si dhe djegie të lëkurës. Do të vazhdojmë të mbështesin grevistët tanë të urisë sepse të gjitha këto protesta disaminutëshe për të bllokuar qarkullimin nuk janë gjëra të cilat duhet të nxisin ironinë. është thjesht një thirrje njerëzore për të kujtuar se sot për të drejtën e votës disa njerëz janë duke shkuar drejt kufirit të fundëm të jetës. Ne patëm një përplasje me policinë, u goditëm nga policia, por kjo është shumë pak lidhur me atë që kolegët e mi që janë në cadrën e grevës së urisë duke bërë” tha Majko.
Protesta e opozitës në Tepelenë
TEPELENE- Protestat e Partise Socialiste kane vazhduar dhe ne qytetin e Tepelenes ku ishin te pranishme deputetja e zones Arta Dade, deputeti Ethem Ruka dhe kryetaret e lokale socialiste . Protesta ka zgjatur per rreth 20 minuta ne hyrje te qytetit te Tepelenes ku eshte bllokuar perkohesisht rruga nacionale ku janë hedhur parrulla kunder qeverise. Edhe ketu ka patur perplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë. Forcat e rendit nuk kanë ndaluar ndonje protestues nderkohe qe po punohet per hapjen e nje procesi penal per nje sulm kunder forcave te policise dhe bllokim te rruges nacionale.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 maj 2010 )