Ekstradohet drejt SHBA 35-vjecari shqiptar, trafikant droge
TIRANË-35-vjecari, Altin Kore i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është ekstraduar sot në orët e para të mëngjesit nga Rinasi drejt SHBA.
Urdhri për ekstradim është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Teksasit.
Cështja Kore është ende në Gjykatën e Lartë, por vendimi i Gjykatës së Apelit për ekstradim është i formës së prerë dhe nuk pengon dërgimin e tij drejt SHBA.
Avokatët mbrojtës të Kores kanë kundërshtuar ekstradimin.
Emri i Altin Kores do të përmendej fillimisht në 22 Prill të vitit 2009 në agjencinë e lajmeve britanike “The Guardian”, sipas së cilës, gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Dallasit, agjentët e antidrogës do të mësonin se në fijet e trafikut që zhvilloheshin mes bosëve të Kamorras italiane dhe atyre meksikane, ishte i përshirë edhe shqiptari Altin Kore. Që nga ajo kohë, ai do të shpallej në kërkim dhe do të cilësohej si një “i arratisur”.
(d.b/BalkanWeb)