E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Samit i ''iniciativës së Evropës Qendrore''

BEOGRAD- Përfaqësues të vendeve anëtare të ''Iniciativës së Evropës Qendrore'' do të zhvillojnë sot në Beograd samitin kushtuar integrimit evropian, përmirësimit të bashkëpunimit si dhe konkurrencës ndërmjet vendeve anëtare gjatë krizës ekonomike.

Në samitin me temë ''Mendimi i ri për ekonominë konkuruese'' pritet pjesëmarrja e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale dhe institucione financiare si BERZH-i, Banka Botërore, Iniciativa Adriatiko-joniane, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
''Iniciativa e Evropës Qendrore'' ka 18 shtete anëtare nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›