Ekstradohet i dënuari me 20 vjet burg u arrestua ne Rome
TIRANE- Ekstradohet nga Roma, Armand Saraçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje. Rreth orës 21:30, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Saraçi i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Arrestimi i Saraçit në Romë ishte rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 20 nëntor 2009, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 118, datë 5 dhjetor 1996, dënoi Saraçin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Armand Saraçi ishte shpallur fajtor pasi më datë 19 korrik 1995, pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Altin Veliu, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Plastmasi” në Lushnje.
(s.g/balkanWeb)