E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e kontestuara, 150 Basha, 63 Rama

Gjatë tri ditëve të këtij procesi, gjithnjë nën protestat e vazhdueshme të mbështetësve të opozitës jashtë mjediseve të KQZ-së, janë hapur gjithsej 89 kuti ku janë gjetur vota të hedhura gabimisht.

Nga llogaritja e këtyre fletëve rezulton se kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha, kryeson me 150 vota kundrejt 63 të rivalit të “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama.

Votat e “gabuara”, Basha 72 vota më shumë se Rama

Tiranë (17:06) - Në KQZ janë numëruar gjatë ditës së sotme, 21 kuti votimi që i përkasin KZAZ-së nr. 50, njësia 6 dhe KZAZ-së nr. 52, njësia 8.

Nga numërimet u konstatuan 45 fletë të pa numëruara për kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha dhe 22 fletë për kandidatin e koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama.

Nga përmbledhja e të gjitha votave, deri më tani 125 vota në favor të kandidatit Basha dhe 53 vota për kandidatin Rama. Deri më tani janë numëruar 75 kuti me fletë votimi të hedhura në kutitë e gabuara.
/Start/

                                                                                             2011-05-20 23:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›