Topi voton për Ramën, reagon presidenca

Gjatë numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, është zbuluar se presidenti Bamir Topi, jo vetëm që e ka hedhur votën atje ku nuk duhet, por ka votuar për kreun aktual të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama.
I ardhur nga radhët e Partisë Demokratike në postin e kreut të shtetit, dhe me një lidhje historike me këtë parti, Topi duket se ka ndryshuar qëndrim. Topi votoi më 8 maj në shkollën 9-vjeçare “Sërvete Maçi” në Tiranë që i përket njësisë bashkiake nr 9.
Për rastin në fjalë reagoi presidenti Bamir Topi me anë të zëdhënëses Mimoza Koçiu, duke i quajtur spekulime lajme të tilla. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, theksoi ajo.
Më tej thuhet se "Presidenti i Republikës refuzon të përfshihet në spekulimet dhe lojërat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët politikë dhe institucionet përgjegjëse, që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon ligji dhe interesat madhore të vendit.” Por, pyetja që shtrohet tashmë nga të gjithë është: cila do të jetë e ardhmja e Bamir Topit në Partinë Demokratike? /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-21 08:23