Tre ministra të Jashtëm të Ballkanit apel: Rezultatet zyrtare duhen garantuar
TIRANE-Tre ministra të jashtëm të Ballkanit, ai i Greqisë, i Bullgarisë dhe Sllovenisë, kanë shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Në një deklaratë të përbashkët tre ministrat e jashtëm ballkanike shprehen se po vazhdojmë të shohim me shqetësim të madh ngjarjet që po zhvillohen pas zgjedhjeve lokale.
“Këto zgjedhje shihen si një test i aftësisë të Shqipërisë për të arritur standartet e larta demokratike që janë një pjesë e patjetërsueshme e perspektivës të saj europiane. Rezultati i ngushtë në Tiranë, klima e polarizuar, mungesa e besimit mes qeverisë dhe partive opozitare do të thotë që të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të sheshuar divergjencat në frymën e dialogut dhe marrëveshjes.” – thuhet në deklaratën e përbashkët ku nënvizohet se “Prioriteti parësor duhet të jetë ruajtja e ligjshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të numërimit të votave. “
Tre ministrat e jashtëm vazhdojnë deklaratën e tyre të përbashkët duke shtuar se “Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet zyrtare të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të gjitha ankimimet të adresohen në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e ligjit dhe standarteve ndërkombëtare.” Shefat e diplomacisë greke, bullgare dhe sllovene u bëjnë thirrje të gjithë palëve që t'i përmbahen procesit demokratik dhe zhvillimit paqësor të zgjedhjeve.
“Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të çdo shoqërie demokratike. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politik që të tregojnë vetëpërmbatje qoftë në deklaratat, qoftë në veprimet e tyre. Shmangia e dhunës dhe dhënia e kontributit për normalizimin e situatës është përgjegjësia e tyre primare.”- thuhet në deklaratën e përbashkët e cila mbyllet duke vënë theksin se “një Shqipëri e qendrueshme dhe demokratike është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.”
(s.g/BalkanWeb)