E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i dënuari me 5 vjet heqje lirie

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin të vitit 2005, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 7 (shtatë) vjet heqje lirie dhe 1.000.000 (një milion) lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Ndërkohë, gjykata e Apelit Durrës me një  vendimin të datës 30.03.2006, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Shtetasi Ilir Lleshi, ka strehuar në banesën e tij në vendin e quajtur “Telemadhia”, në Greqi, shtetaset M.B dhe B.L. Pas disa ditësh qëndrimi shtetasi Ilir Lleshi i ka kërkuar shtetases M.B të punojë si prostitutë, me pretekstin se kishin nevojë për të ardhur financiare, por kjo kërkesë është kundërshtuar  vazhdimisht nga ajo.

 akuzuari ka ushtruar dhunë psikike mbi të dhe e ka detyruar të kryejë dhunë seksuale me shtetas grekë, derisa ka ndërhyrë policia greke dhe më pas M.B i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›