E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i denuari per marredhenie me dhune

Ekstradohet nga Milano, Itali, Klodian Zeka, i cili eshte denuar me 10 vjet burg, pasi eshte vene nen akuze per "trafikim te femrave per prostitucion, e mbetur ne tentative" dhe "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes 14-18 vjec". Nje dite me pare Policia e Shtetit ka bere te ditur se, ne oren 20:00, nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, eshte bere ekstradimi nga Milano drejt Shqiperise i 25-vjecarit Zeka. Sipas policise, gjate muajve te pare te vitit 2002, Klodian Zeka, ne bashkepunim dhe me Elvis Pocarin dhe Hidajet Kacelin, kane tentuar te trafikojne drejt Anglise, Marsuela K., me qellim shfrytezimin e saj per prostitucion. Zeka, pasi nuk ka realizuar qellimin per trafikimin e saj, eshte kthyer me te ne Tirane dhe e ka mbajtur ate me force ne banesa te ndryshme, duke kryer marredhenie seksuale me dhune. Vajza ne ate kohe ishte 16 vjece. Ajo eshte larguar dhe ka bere denoncimin. Pikerisht Gjykata e Tiranes, me daten 20 prill 2004, e ka denuar Klodian Zekan me 16 vjet heqje lirie, per veprat penale te "trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative" dhe "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes 14-18 vjec". Nderkaq qe Gjykata e Apelit me daten 11 nentor 2004, e ka ndryshuar vendimin, duke e ulur denimin nga 16 ne dhjete vjet burg. I ekstraduari i eshte dorezuar policise se burgjeve qe do e cojne te vuaje denimin.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›