Trafikimi i 18-vjecares, shtatzenia shpeton tezen
Eriola Hazizolli
Gjykata e Rrethit te Beratit vendosi dje masen e sigurise "arrest shtepie" ndaj Sara Cankos, 25-vjecares qe akuzohet per vepren penale te "shfrytezimit per qellime prostitucioni ne rrethana renduese". E akuzuar nga mbesa e saj 18-vjecare Cenko ka dale dje perpara togave te zeza per te hedhur poshte akuzat. Ne seancen e pare ne ngarkim te saj 25-vjecarja qe akuzohet se ka shfrytezuar perreth tete muaj mbesen e saj nuk ka pranuar akuzen. Ajo eshte shprehur me pak fjale se nuk ka trafikuar mbesen, pasi e kishte marre ne Greqi per t'i ofruar nje jete me te mire, por vajza i kish ngritur keto akuza per shkak te disa konflikteve familjare. Por, me gjithe kundershtine qe i ka bere akuzes, kryetarja e trupit gjykues, Margarita Buhari, vendosi masen e "arrestit ne shtepi", per vepren penale "shfrytezimit per qellime prostitucioni ne rrethana renduese", mase e cila eshte lehtesuar per shkak te shtatzenise se saj. Me heret i njejti trup gjykues vendosi masen e "arrestit me burg" per te akuzuarin tjeter te kesaj ceshtjeje. Jani Mejdi, mberriti prane gjykates paraditen e djeshme, ku u njoh me masen e vleresimit per te njejten veper penale. Cano e i njohuri i saj Mejdi u arrestuan nga policia tre dite me pare pas denoncimit qe beri ndaj tyre 18-vjecarja M.Dolla, nga qyteti i Beratit. Perfaqesuesi i organit te akuzes, Tasim Puci, ka cilesuar si te ligjshem ndalimin e vajzes dhe ka kerkuar vendosjen e mases se sigurise me burg pa afat. Por, kryetarja e trupit gjykues, Margarita Buhari, pasi ka marre ne konsiderate faktin se e akuzuara ka paraqitur nje raport mjeko-ligjor, ku eshte vertetuar shtatzenia e saj ka vendosur nje mase me te lehte arresti, ate te "arrestit ne shtepi. "Ne seancen ne ngarkim te 43-vjecarit Mejdi, banues ne Sarande, prokuroria tha se ai ka favorizuar vajzen per kalimin e paligjshem te kufirit drejt Greqise. Ne muajin maj te vitit te kaluar, vajza vendosi te shkonte ne Greqi, te tezja, e cila i kishte premtuar punesim ne shtetin grek. Ai se bashku me tezen, sipas vajzes, e kane detyruar ate te prostituonte perreth tete muaj. Ne hetimet e para ka rezultuar se ai ka qene pergjegjes se bashku me 25-vjecaren per trafikimin e 18-vjecares. 43-vjecari mesohet se prej vitesh bashkejetonte me Cenkon, e cila eshte shtatzene ne muajt e pare. Pas largimit te vajzes nga Greqia ne drejtim te baneses se saj ne qytetin e Beratit dhe "cifti" mesohet se eshte kthyer nga Athina dhe eshte vendosur po ne kete qytet ne nje banese me qira.
Denoncoi tezen, kercenohet ne telefon
Vajza e trafikuar nga tezja qe pas arrestimit te 25-vjecares dhe burri me te cilin bashkejetonte, eshte shprehur per oficeret e policise se ka marre disa telefonata anonime, ku i eshte kerkuar te heq dore nga akuza e ngritur. E frikesuar, vajza eshte shprehur se ndihet e kercenuar per te ardhmen e saj, dhe te familjes, ne vecanti per motren me te vogel. Ajo ka kerkuar mbrojtjen e shtetit, pasi dy prinderit e saj invalide nuk mund te bejne asgje per te mbrojtur adoleshenten, viktime e trafikimit.