E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i denuari per vrasje ne vitin '91

TIRANE - I arratisur nga burgu ne 13 mars te vitit 1997, ku vuante denimin prej 18 vitesh dje eshte ekstraduar nga Anglia. Nuri Seferi 51 vjec eshte sjelle ne pranga dje, nga Londra i shoqeruar nga specialiste antikrimit te Interpol Londres, te cilet ia dorezuan policise shqiptare, ne aeroportin e Rinasit. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit thane se, "Nuri Seferi, eshte denuar me 8 janar 1993 nga gjykata e Rrethit Kavaje me 18 vjet burg, per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me dashje per motive te dobeta e kryer ne bashkepunim". Ato shtuan se, ngjarja per te cilen ishte denuar Seferi, ka ndodhur me 2 tetor 1991, kur ai ka vrare me thike Hakik Xekan, ne fshatin Luz i Vogel te Kavajes. Krimin, Nuri Seferi e ka kryer ne bashkepunim me vellezerit e tij Fetah dhe Fatmir Seferi. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte vene ne pranga dhe dneuar nga gjykata dy vjet pas vrasjes se bere. Nuriu nisi te vuaje denimin ne burg, por me 13 mars 1997 kur autoritetet e atehershme shteterore lejuan hapjen e burgjeve, ai nuk u kthye me duke u arratisur ne Angli. Para disa muajsh, Nuri Seferi eshte arrestuar ne shtetin britanik, pas kerkeses se Interpol Tiranes. A. Cena

Ligjet

Dy ekstradimet e djeshme te bera nga Interpol Tirane, jane ne baze te Konventes Evropiane mbi Ekstradimin si dhe Kodit te Procedures Penale. Bazuar ne keto drejtesia shqiptare ka kerkuar ekstradimin nga Franca dhe Anglia te dy personave te denuar per vrasje, ne menyre qe te vuajne denimin ne vendin tone. Ne aeroportin e Rinasit Xhepexhiu dhe Seferi i jane dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›