Vjen Xhepexhiu i denuari me 16 vjet per vrasje
TIRANE - Sillet me pranga ne duar nga Parisi, Dritan Xhepexhiu, i denuar me 16 vjet burg per vrasje. 22-vjecari ishte shpallur ne kerkim per nje vrasje te ndodhur ne 8 gusht te vitit 2005, ku se bashku me Sajmir Xhepexhiun, kane vrare me thike Durim Hoxhen dhe plagose rende Arjol Xhangollin. Nje dite me pare, ishte Policia e Shtetit qe beri te ditur ekstradimin e tij. Xhepexhiu ne 13 nentor te vitit 2006, eshte denuar me 16 vjet burg, per akuzat e "vrasjes me dashje ne bashkepunim" dhe "plagosjes me dashje". Ka qene Gjykata e Gramshit, qe ka dhene dhe vendimin. Pas vrasjes se kryer, 22-vjecari ishte larguar ne drejtim te paditur, por agjentet e Interpol Tiranes, kane mundur te gjejne vendndodhjen e tij dhe e kane arrestuar ne bashkepunim me Interpol Parisin.
VRASJA
Dritan Xhepexhiu ne daten 8 gusht te vitit 2005, ne oren 21:00, ne qytetin e Gramshit se bashku me Saimir Xhepexhiu jane ulur ne nje lokal, ku po zhvillohej nje dasme. Ne kete lokal ka qene dhe Durim Hoxha, i cili ishte i ftuar ne gezim. Rreth ores 01:30, pas mbylljes se lokalit ka filluar nje grindje mes Durim Hoxhes, Arjol Xhangollit, dhe Dritan Xhepexhiu e Saimir Xhepexhiut. Grindja mes tyre kishte nisur per shkaqe te dobeta, pasi Hoxha i kishte kerkuar te riut arsyen pse kishte ndenjur ne lokal gjate dasmes. Sipas policise, zenka ka nisur rreth ores 01:30 ne lagjen "Sporti" te qytetit te Gramshitt kur Durim Hoxha 43 vjec dhe Ariol Xhangolli 28 vjec me banim ne kete lagje jane sulmuar me mjete te forta nga Dritan Xhepexhiu, 19 vjec, lindur ne Kerpice te komunes Skenderbej ne rrethin Gramsh dhe banues ne lagjen Kombinat ne Tirane, dhe Sajmir Xhepexhiu me banim ne Lushnje. Si pasoje e perleshjes mes paleve ka mbetur i plagosur rende Hoxha, i cili pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Gramshit eshte nisur menjehere drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Goditjet e marra ne pjese te ndryshme te trupit kane qene fatale per 43-vjecarin, i cili ka nderruar jete ne oren 18:30 te asaj dite. Nderkohe qe dhe Ariol Xhangolli ka marre plage te renda ne trup dhe eshte derguar ne spitalin e Gramshit.
ARRATISJA
Pasi kane masakruar dy kundershtaret autoret e krimit jane larguar ne drejtim te paditur, duke u shpallur ne kerkim nga uniformat blu. Pas disa vjet hetimesh, pak muaj me pare kane bere te mundur gjetjen e te denuarit, ne France. Menjehere kane njoftuar autoritetet franceze, duke u derguar te dhenat per te. Keta te fundit kane bere te mundur prangosjen e te kerkuarit nga drejtesia shqiptare dhe nje dite me pare eshte sjelle ne vend qe te vuaje denimin prej 16 vjetesh te dhene nga gjykata, per dy akuzat e ngritura.
Artan Cena