E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorteu i AMC, rrefehen fituesit

Fituesit e pjeses se pare te shorteut SMS - Grand Prix organizuar nga kompania numer nje e telefonise celulare ne Shqiperi, kane marre cmimet e dhena nga AMC/ Fatlumet moren ne dore celesat e kater "Seat Ibiza" dhe nje "Audi Q7", ne mjediset e dyqanit te AMC ne rrugen "Myslym Shyri", ku dhe u organizua ceremonia e dorezimit te makinave qe AMC ka ofruar per pese javet e para te shorteut promocional.

Per 10 jave rresht, nga 28 korriku deri me 5 tetor, AMC organizon shorteun promocional Grand Prix per te gjithe abonentet e saj. AMC ofron ne kete shorte: 2 Audi Q7, 8 Seat Ibiza, 3 Nokia 6300 cdo dite si dhe 25 SMS falas brenda rrjetit AMC per cdo mesazh te derguar ne 1519. Deri tani nje abonent ka fituar nje Audi Q7, kater abonente kane fituar nga nje Seat Ibiza dhe 150 abonente kane fituar nga nje aparat celular Nokia 6300.

Intervistuam vetem disa nga fituesit e shorteut promocional SMS Grand Prix.

Nje pjese e fituesve ishin abonente Albakarta, qe tashme e provuan kenaqesine e udhetimit me nje Seat Ibiza, te fituar me ane te nje SMS qe kane derguar ne shorte. Qatip Veshaj nga Vlora eshte biznesmen. I pyetur a e priste te fitonte kur dergoi mesazh ne shorteun SMS Grand Prix, Veshaj pohon se "synimi im ishte te fitoja", ndersa shton se ndjehet me emocione te medha dhe i gezuar qe ka fituar makinen e re. Ndersa thekson se "megjithese kam fituar nje cmim te madh, prape do dergoj mesazhe, duke marre pjese perseri ne SMS Grand Prix".

Lumturi Dyrma eshte nga fshati Mollas i Elbasanit dhe ka nje biznes te vogel familjar. Ajo pohon se mori pjese ne shorte me synimin per te fituar nje makine dhe nuk e fsheh deshiren qe kish pasur per "vecanerisht Audi Q7". Sot ajo ka fituar nje makine te re Seat Ibiza dhe ndjehet tejet e emocionuar.Cfare ndjete kur fituat nje Seat Ibiza? - "As vete nuk di si ta them. U emocionova shume, kete dite do ta mbaj mend". Lumturija pohon se nuk ka patente, madje "asnje ne familjen time nuk ka patente" dhe shton: "Tani qe fituam kete makine jemi te motivuar dhe me siguri do filloj kursin per patenten".

Nderkohe, Shefki Tafa, pjesemarres nga Durresi duke pohuar se i interesonin cmimet ndaj mori pjese ne shorte. Duke mos e fshehur dot gezimin qe fitoi nje makine luksoze sic eshte "Seat Ibiza", Shefkiu pohon se i duket "si enderr", duke shtuar se "eshte e pabesueshme". Ndersa kerkon te theksoje se do te vazhdoje te dergoje mesazhe ne shorte, sepse "kisha edhe me pare makine, por eshte bukur te fitosh makine te re".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›