Ekstradohet krahu i djathte i Mile amit Bledar Yzeiri torturoi mamane e Lul Cakes

Bledar Yzeiri eshte ekstraduar nga Belgjika akuzohet edhe per vrasjen e Neki dhe Idriz ales ne 17 dhjetor 1997 te stacioni i trenit ne Fier
Fotografia e vetme qe ndodhej deri me dje ne arkivat e policise nuk duket se tregon fytyren e vertete te nje nder personave me te kerkuar ne vend per nje seri krimesh makabre ne Berat e Fier gjate trazirave te lsquo97-s. Arben Yzeiri tashme 31 vjec i akuzuar si bashkautor per torturimin dhe masakrimin e nenes se te fortit te Lushnjes Lulzim Caka ndodhur me 1 korrik te vitit 1999 ne Fier si dhe vrasjen e Neki dhe Idriz Cales me 17 dhjetor 1997 po ne kete qytet eshte ekstraduar mbremjen e se martes nen masa te forta sigurie nga Belgjika ku mbahej i arrestuar ne nje burg te Brukselit per ne Aeroportin e Rinasit ne Tirane. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjykata e Shkalles se Pare Fier me vendimin nr. 186 me date 27 qershor te vitit 2002 e ka denuar me 17 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje te armeve luftarake. I ekstraduari Yzeiri se bashku me Artan Yzeirin ky i denuar me 18 vjet burg per vrasjen e ish-kryetarit te komunes Kutalli Berat benin pjese ne banden famekeqe te Fatmir Eminit ndryshe i njohur me nofken Mile Cami tashme i denuar dhe vuan denimin prej 22 vitesh burg qe gjate periudhes 1997-1999 terrorizuan qytetin e Fierit duke u bere protagonist ne nje ngjarje kriminale. Per keto me 5 qershor te vitit 2008 policia do te bente publike se pas hetimeve te shumta kishte dokumentuar dhe zbardhur teresisht vrasjen makabre duke bere qe Gjykata e Fierit te jepte ate dite masen Arrest me burg. Ne ate kohe gjithcka u dokumentua ne kuader te operacionit te koduar Rrembimi ku polici atha se ishte bere i mundur dokumentimi i plote i ngjarjes se ndodhur me 1 korrik te vitit 1999 ku ne afersi te portes ku beheshin takimet me te arrestuarit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier eshte rrembyer torturuar dhe me vone eshte vrare me arme zjarri ne pyllin e lumit Seman Xhevrie Caka. Ngjarja do te lihej ne hije per shume kohe derisa pas nje pune hetimore te kryer me metoda speciale te hetimit nga Drejtoria e Policise se Fierit eshte bere e mundur zbardhja e plote para tri vitesh e ngjarjes makabre.
Vrasjet per te cilat akuzohet Bledar Yzeiri boks gri
Emri i Bledar Yzeirit dhe krimet per te cilat ai akuzohet lidhen pa dyshim me emrin e nje prej personazheve me te tmerrshme ne boten e krimit ne vend gjate dekades se fundit Fatmir Eminin tashme 61 vjec i denuar me 22 vite burg ndryshe i njohur si Mile Cami nga Fieri. Ngjarja me famekeqe e cilesuar si me makabret ne vend qe do te nxirrte ne pah edhe Bledar Yzeirin si bashkautor ishte ajo e vrasjes se mamase se Lulzim Cakes Xhevrie Cakes me 1 korrik te vitit 1999 ku ne afersi te portes ku beheshin takimet me te arrestuarit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier eshte rrembyer fill pasi ka mbaruar nje seance gjyqesore ndaj Lul Cakes eshte torturuar dhe me vone eshte vrare me arme zjarri ne pyllin e lumit Seman. Pas kesaj ngjarjeje Lul Caka pas denimit qe mori ne kohen e paraarratisjes ne Lushnje u betua se do te merrte hak per nenen e vrare. Vec kesaj me 17 dhjetor te vitit 1997 nje tjeter vrasje kete here ne stacionin e trenit ne Fier do ti merrte jeten Neki Cales 49 vjec baba i kater femijeve. Vrasja e tij ndodhi ndersa ai ishte se bashku me bashkeshorten tij Qazimen dhe kunaten Fetijen. Nisur nga deshmite e grave policia arrestoi ne flagrance si autor te dyshuar Bledar Yzeirin por ky i fundit do te rifitonte lirine ne ate kohe per mungese provash. Nderkohe nje tjeter vrasje qe dyshohet se mban vulen e Bledar Yzeirit eshte ajo e 2 korrikut te vitit 1998 ku Idriz Cala 48 vjec baba i tri femijeve u ekzekutua me plumba kallashnikovi teksa shiste gjize ne tregun fshatar te Fierit ne vendin e quajtur Pompat e Rroskovecit ne kufirin ndares te qytetit te Rroskovecit me fshatin Strum. Viktima ishte kusheri i peste me familjen Cala.