E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet ne Bosnje-Hercegovine Zogu kerkohej per falsifikim te dollareve

I shpallur ne kerkim nderkombetar per falsifikim te kartemonedhave te huaja Ismet Zogu 47 vjec lindur ne Komoran Kosove eshte ekstraduar nje dite me pare ne Bosnje-Hercegovine pas arrestimit te tij vitin e kaluar ne Shqiperi. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit nje dite me pare sipas te cilave rreth ores 1200 te mesdites se djeshme nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana eshte kryer ekstradimi nga Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit ne Shkoder drejt Bosnje-Hercegovines i 47-vjecarit Zogu. Sipas policise ne 18 gusht te vitit 2009 Autoritetet Gjyqesore te Sarajeves Bosnje-Hercegovine kane leshuar ne ngarkim te tij urdhrin e arrestit numer KPP-113/09 per vepren penale te Falsifikimit te kartemonedhave parashikuar nga neni 205 paragrafi 2 i Kodit Penal Boshnjak. Policia sqaroi se Ismet Zogu akuzohet per perfshirje ne aktivitetin kriminal te shitblerjeve te kartemonedhave te falsifikuara pasi gjate nje kontrolli te ushtruar nga policia lokale boshnjake ne banesen e tij ne qytetin e Tuzles i jane gjetur ne cilesine e proves materiale nje sasi kartemonedhash false amerikane me nje vlere prej 100 dollare secila. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Sarajeven me 30 nentor te vitit 2010 u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt Bosnje-Hercegovines i Ismet Zogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›