Ekstradohet ne Gjermani serbi qe transportoi ne Mynih 325 mije euro
Eumlshte ekstraduar nje dite me pare drejt Gjermanise nga vendi yne serbi 65-vjecar nga Bujanovci Said Azizi pasi prej tete vjetesh kerkohej nga autoritete policore te ketij vendi per falsifikimin dhe transportimin ne Mynih te 325 mije eurove. Lajmi eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sipas se ciles Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ka realizuar ekstradimin nga Shqiperia drejt Gjermanise te shtetasit serb te shpallur ne kerkim Said Azizi. Sipas te dhenave te policise Azizi eshte arrestuar nga strukturat e policise ne Piken e Kalimit Kufitar Tushemisht me 25 nentor te vitit 2010. Nderkohe Gjykata e Mynihut Gjermani ndaj ketij shtetasi ka leshuar urdhrin e arrestit me 1 korrik te vitit 2003 per kryerjen e vepres penale Falsifikim parash parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal Gjerman. Policia sqaron gjithashtu se Said Azizi akuzohet se ka falsifikuar para ne nje vlere totale prej 325.000 euro dhe ne prill te vitit 2003 ka tentuar te kaloje kete sasi eurosh ne Mynih per qarkullim. Sasia e plote e eurove eshte bllokuar nga autoritetet gjermane. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Wiesbaden u be i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanise.