Kombesia nenshkruan edhe futbollisti Lorik Cana

Kapiteni i kombetares perfaqesuese te futbollit shqiptar Lorik Cana u takua me z. Kreshnik Spahiu. Takimi mes Kreshnik Spahiut dhe Lorik Canes eshte zhvilluar pa pranine e mediave dhe ka zgjatur per rreth nje ore. Kapiteni Lorik Cana firmosi peticionin kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Aleanca Kuqezi ka ndermarre nje fushate sensibilizimi dhe mbledhje firmash ne te gjithe Shqiperine. Nenshkrimi i 10.000 ishte ai i kapitenit Lorik Canaj. Ne reference te Kushtetutes nevojiten 20.000 nenshkrime per te amenduar nje ligj. Gjate takimit nder te tjera eshte biseduar mbi ceshtjet e fundit qe lidhen me ruajtjen e simboleve dhe identitetit kombetar. Kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana shprehu mirenjohjen dhe vleresimin per advokimin juridik qe Kreshnik Spahiu po i ben ceshtjes se ruajtjes se parimeve kushtetuese dhe denoncimit te falsifikimeve te ndryshimit te kombesise. Lorik Canaj u shpreh se po ndjek me shqetesim dhe interes gjithe debatet qe po zhvillohen ne lidhje me rrezikun per nxjerrjen e Shqiperise si nje shtet shume etnik. Nderkohe qe Kreshnik Spahiu deklaroi se kombesia eshte vlere dhe trashegimi e miliona shqiptareve dhe nuk mund te lejojme qe nepermjet proceseve te manipuluara dhe falsifikimeve te cenohet identiteti yne kombetar.