Kapet me 0.8 grame hashash ne qelite e 313-s
Ka shkuar te takoje nje te aferm te tij qe ndodhet i denuar ne burgun 313 ne kryeqytet por nga kontrolli i sherbimeve te sigurise se burgut i eshte gjendur nje sasi prej 0.8 gramesh lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa e cila dyshohet se do te futej ne burg. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne mjediset e burgut 313 ne Tirane nderkohe qe nga sherbimet e Seksionit kunder Narkotikeve filloi procedimi penal ne gjendje te lire per Anio Mersinin 25 vjec banues ne Tirane. Sipas te dhenave te policise se Tiranes rreh kesaj ngjarjeje mesohet se rreth ores 1050 te se enjtes nga sherbimet e sigurise se Burgut 313 gjate kontrollit te ushtruar ne mjediset e takimit te familjareve shtetasit Anio Mersini i eshte gjetur ne nje qese farmacie me peshe 0.8 gram me gjithe ambalazh bime te dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Tiranes per konsumim te vepres penale te parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.