Ekstradohet ne Itali Albino Prudentino
Ekstradohet në Itali Albino Prudentino, një prej drejtuesve të organizatës mafioze, “Sacra Corona Unita”, i arrestuar pak muaj më parë në qytetin e Vlorës. 59- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italianë për “Bashkëpunim kriminal i tipit mafioz”, “Trafik droge”, si dhe “Grabitje në rrethana rënduese”, vepra këto të kryera gjatë viteve 2005-2009.
Albino Prudentino u arrestua më 28 shtator 2010 në Vlorë gjatë operacionit të koduar “CALIPSO”, të organizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe në koordinim me Karabinierinë e Lecces dhe Prokurorinë e Antimafies në Lecce të Itali.