E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia ne festivalin e Berlinit

I xhiruar dhe prodhuar në një kohë rekord filmi më i ri shqiptar “Amnistia” do të përfaqësoj kinematografinë tonë në festivalin  e Berlinit në seksion e forumit ndërkombëtar në shkurt. Me regji dhe skenar të Bujar Alimanit, filmi rrëfen historinë e një gruje të re e cila përpiqet të gjej rininë e humbur në një histori dashurie kur i shoqi i saj ndohet në burg. Përzgjedhja e këtij filmi i cili është i pari i financuar nga organizata Euroimazh, është cilësuar si një arritje shpresdhënëse për kinematografinë modeste shqiptare.

"Ky forum ku "Amnistia" merr pjesë është kryesisht për regjisorët e rinj. Këto quhen zakonisht, forume ku marrin pjesë filmat të cilat festivali i Berlinit u quan zbulesa të tij. Filmi është shumë njerëzor, është human, nuk e dimë se cfarë është, nuk më intereson se cfarë është.  Është një film me kërkesën e njerëzve për të jetuar, për të dashuruar", thotë regjisori Bujar Alimani.

Pyetjes se cfarë pret nga festival prestigjioz regjisori Alimani i’u përgjigj: "Unë kam pesë fletë gati me tregimin për projektin e ardhshëm për të cilin duhet të më afrohen pesë producentë që të më fillojë rrugën për filmin tjetër. Ajo që më shqetëson më tepër është projekti i ardhshëm. Unë dua të punoj". Festivali i Berlinit është një ndër më seriozët në Europë. I cilësuar si oponent i Kanës, ky festival është orientuar më sëshumti nga autorët.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›