Tiranë, grabiti bankën, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e grabitjes së filialit të një banke në kryeqytet.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se pas një hetimi disa mujor u bë i mundur arrestimi i shtetasit Admir Zyko 22 vjeç i dyshuar për vjedhjen e një banke në qendër të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në 17 shkurt të vitit 2010 në filialin e bankën “BKT” në rrugën “Myslym Shyri” ku 22-vjeçari u fut në ambjentet e bankës i armatosur dhe me maskë dhe nën kërcënimin e armëve arriti të grabisë një shumë parash dhe më pas të largohet.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Admir Zyko i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.