Ekstradohet në SHBA lordi kolumbian i drogës
është ekstraduar nga Venezuela drejt SHBA-së lordi kolumbian i drogës, Carlos Alberto Renteria, pas arrestimit të tij javën e kaluar në Karakas.
Renteria, i cili dyshohet se ka drejtuar kartelin kolumbian Norte dela Vale, iu dorëzua agjentëve amerikanë të DEA-s në aeroportin e kryeqytetit venezuelian, bashkë me dy trafikantë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Renterian se ka trafikuar 500 tonelata kokainë në Amerikë gjatë viteve 1990. Ekstradimi u transmetua direkt në televizionet lokale.
Dy trafikantët përdorën fjalë fyese para kamerave dhe u vetëshpallën të pafajshëm, ndërsa Renteria qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur dhe me kokën ulur.