E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli në Pogradec, inspekton fermat e mbështetura nga qeveria

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli e vlerëson të efektshme skemën e mbështetjes buxhetore të fermerëve. Gjatë inspektimit të disa fermave që kanë përfituar nga kjo skemë në Pogradec, ministri tha se rezultatet e mira janë një detyrim për të zgjeruar më shumë skemën.

Për ministrin e Bujqësisë, mbështetja me fonde buxhetore të fermerëve është një përvojë e mirë dhe përfitimin nga fondet europiane për bujqësinë.

Gjatë vizitës, në Pogradec, ministri i Bujqësisë shoqërohej nga deputetët Bardhi Kadilli dhe Gjergji Papa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›